×
  • Lajme
  • Botë

    Diplomati i Maqedonisë së Veriut që u dëbua nga Rusia është shqiptar, flet ministri Osmani

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 19:33

    Përgjigjen Federata Ruse për veprimtari jo korrekte diplomatike në Maqedoninë e Veriut e mori nga kryediplomati shqiptar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.


    Përkatësia etnike e shefit të diplomacisë, Bujar Osmanit shihet qartë se ka shtuar inatin, për faktin se sot janë hakmarrë me dëbim të diplomatit nga Maqedonia e Veriut i cili poashtu është shqiptar.

    “Më vjen keq për vendimin e MPJ-së Ruse, është vetëm hakmarrje politike. Kjo padyshim do të ndikojë negativisht në raportet bilaterale midis RMV-s dhe Rusisë”, thekson Osmani.

    Ministri Bujar Osmani që moti është deklaruar se Maqedonia e Veriut nuk do të qëndrojë neutrale, as politikisht as ushtarakisht, dhe se objektivi i shtetit janë NATO dhe BE.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!