×
  • Lajme
  • Botë

    Dosjet e papublikuara ‘Wuhan’: Çfarë dinte Kina për pandeminë, por nuk ia tha botës

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 23:02

    Një mori dokumentesh të sapo-publikuara detajojnë se si Kina bëri disa ngatërresa në trajtimin e saj të ditëve të para të pandemisë, duke përfshirë të dhëna të ulëta dhe jo të sakta të Covid-19 dhe javë të tëra për të diagnostikuar raste të reja.


    117 faqet e dokumenteve të brendshme të gjetura nga CNN, përshkruajnë se si zyrtarët shëndetësorë në Hubei, ku gjendet qyteti i Wuhanit dhe ku virusi u zbulua për herë të parë, u penguan nga mungesa e financimit, duke çuar në mungesa në staf dhe në pajisjet e testimit.

    “Ishte e qartë që ata bënë gabime, dhe jo vetëm gabime që ndodhin kur keni të bëni me një virus të ri. Ishin gabime burokratike dhe të motivuara politikisht”, thotë Yanzhong Huang, një anëtar i vjetër për shëndetin global në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë.

    Dokumentet, zbulojnë mospërputhje midis asaj që zyrtarët dinin në fillim të shpërthimit dhe asaj që ata raportonin publikisht, tha raporti.

    Zyrtarët kinezë “dukej se në të vërtetë minimizonin ndikimin e epidemisë në çdo moment në kohë”, përfshirë këtu dhe dhënien e një numri jo të saktë të rasteve të dyshuara në fillim.

    Një raport nga Hubei i shënuar “dokument i brendshëm, ju lutem mbajeni konfidencial”, tregon se si zyrtarët lokalë të shëndetësisë raportuan më 5 shkurt 5,918 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që numri i raportuar publikisht ishte vetëm 2,478, sipas CNN.

    “Kina kishte një imazh për të mbrojtur ndërkombëtarisht, dhe zyrtarët kishin një nxitje të qartë për të nën-raportuar”, tha Andrew Mertha, drejtori i Programit të Studimeve Kineze në Universitetin John Hopkins.

    Nga mesi i shkurtit, zyrtarët përmirësuan sistemin dhe pushuan nga puna zyrtarët e lartë shëndetësorë në Hubei të cilët do të ishin përgjegjës për raportimin, njoftoi media.

    Dokumentet gjithashtu zbulojnë se si u deshën mesatarisht 23.2 ditë për të diagnostikuar rastet në muajt e parë të shpërthimit.

    “Nëse Kina do të kishte qenë më transparente dhe më agresive në reagimin e saj, kjo do të kishte pasur impakt në përhapjen e virusit, edhe në pjesën tjetër të botës”, shprehet Dali Yang, i Këshillit të Marrëdhënieve të Jashtme.

    Raporti vë në dukje se si më pas, sistemi u përmirësua deri më 7 Mars, me mbi 80 përqind të rasteve të reja të konfirmuara të diagnostikuara, që u regjistruan në sistem po atë ditë.

    Gjithashtu, dokumentet tregojnë se si Hubei u godit me një shpërthim të pazbuluar më parë të gripit në dhjetor, duke komplikuar potencialisht punën e zyrtarëve në kërkim të viruseve të reja.

    Ndoshta, zbulimi më i rëndësishëm i përket fillimit të dhjetorit, momenti kur Covid-19 u shfaq fillimisht në Kinë”, thotë Dali Yang, profesor i Shkencave Politike, Çikago.

    Dosjet tregojnë se zyrtarët e shëndetësisë nuk e kuptuan madhësinë e shpërthimit apo se do të evoluonte në një krizë globale.

    “Ata ishin të mbingarkuar në sistemin mjekësor”, u shpreh Yang.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!