×
  • Lajme
  • Botë

    Dyshime se Emiratet e Bashkuara Arabe spiunuan shtetas britanik përmes aplikacionit ‘Pegasus’, përfshirë edhe një anëtare të Dhomës së Lordëve

    Reporteri
    21 Korrik 2021 | 22:38
    Pegasus Project - Reporteri - Dubai

    Një anëtare e “Dhomës së Lordëve” të parlamentit britanik, është njëra ndër 400 personat të cilëve ju shfaqet emri dhe numri telefonik në listën e zbuluar të klientëve të NSO Group, në periudhën e viteve 2017-2019. Përgjegjësit e ekspozimit të këtyre numrave britanik thuhet te jenë Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas analizës së të dhënave që ka nxjerrë hulumtimi i ‘The Guardian’. 


    Emiratet e Bashkuara Arabe janë ndër 40 shtetet që kishin akses në përgjimet e grupit NSO, të cilët njihen për hakimin e sistemeve operative të Iphone dhe Android, ku të dhënat e individëve u vodhën pa u detektuar, përcjellë Reporteri.net.

    Dubai po ashtu besohet të jetë klient i grupit NSO.

    Numrat e Princess Latifa, dhe ish-gruas së Sheikut Mohammed, Princess Haya, të cilat u arratisen nga Dubai për t’u shpërngulur në Britani të Madhe në vitin 2019, po ashtu përfshihen në këtë listë, shkruan The Guardian, në vazhdimin e radhës së botimit të hulumtimit për “Pegasus Project“.

    E përditshmja britanike raporton 5 emra tjerë, shtetas britanik, numrat e të cilëve u gjeten në listën që ka rrjedhur nga aplikacioni i kompanisë izraelite të spiunazhit.

    Në mesin e tyre, siç i përcjell në shqip Reporteri.net, gjenden edhe të dhënat e Manzila Pola Uddin Khan e njohur si Laddy Uddin, një anëtare e pavarur e Dhomës së Lordëve të Parlamentit britanik, numri i së cilës u shfaq në listë përgjatë viteve 2017 e 2018.

    Anëtarja e pavarur e parlamentit, me prejardhje nga Azia, tha nëse do të kishte përgjim ndaj anëtarëve të parlamentit do të konsiderohej një shkelje e madhe.

    Të tjera të dhëna në listë u gjetën edhe të një avokati që punon për një firmë ligjore në Londër që këshillon Princeshën Haya; ai i John Gosden, mik i Princeshës Haya, i njohur si kalorës ndërkombëtar i kuajve; John Chipman, shef ekzekutiv i mbrojtjes në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike , i cili udhëheqë çdo vit një konferencë në Bahrain, shtet aleat me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ai i Mathew Hedges, një britanik që në vitin 2018 i ishte ndaluar të futet për 5 muaj në  Emiratet e Bashkuara Arabe, numri i të cilit së pari shfaqet në të dhëna gjatë kohës sa ishte duke qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.

    Sipas NSO, edhe pse këta emra përfshihen në listën e publikuar, nuk do të thotë që këta individ ishin target i vëzhgimeve nga projekti “Pegasus”.

    “Kjo nuk është listë e njerëzve të shënjestruar nga “Pegasus”, dhe as shënjestra potenciale. Numrat në këtë listë nuk janë të lidhur me grupin NSO në asnjë mënyrë”, është deklarata e NSO.

    Ndër numrat e gjetur, përfshihet edhe ai i Roula Khalaf, person me profil të lartë dhe njëkohësisht redaktorja e revistës Financial Times, mirëpo NSO ka deklaruar se nuk ka pasur tentime për të infektuar telefonin e saj. Khalif gjithashtu jeton në Londër, shkruan Reporteri.net.

    Emiratet e Bashkuara Arabe, Dubai dhe Arabite Saudite nuk kanë dhenë deklaratë dhe as komente për përfshirjen e tyre në këtë skandal.

    Nga ana tjetër, e përditshmja britanike shkruan se “Amnesty International”, ka ekzaminuar dy telefona tjerë në Britani të Madhe në këto të dhëna të publikuara.

    Në njërin prej tyre janë vërejtur aktivitete të ngjashme me ato të përgjimeve nga projekti “Pegasus”, Fjala është për pajisjen mobile “iPhone” të Rodney Dixon, avokat i të drejtave të njeriut. Kurse, në telefonin tjetër, i llojit android, nuk janë dalluar shenja të një infektimi potencial, përcjell Reporteri.net, raportimin e Guardian.

    “Projekti Pegasus” është një hetim bashkëpunues gazetaresk ndaj NSO Group dhe klientëve të tij. Kompania shet teknologji të mbikëqyrjes së qeverive në të gjithë botën. Produkti i tij kryesor është Pegasus, softuer spiunimi që për synim ka iPhone dhe pajisjet Android.

    Hulumtimi është bërë nga 17 organizata globale të lajmeve – përfshirë “The Guardian” dhe “The Washington Post” – të cilët kanë bashkuar përpjekjet e tyre në një konsorcium të quajtur projekti Pegasus.

    VËMENDJE: Pjesë nga afera e spiunazhit ‘Pegasues’, të përkthyera në shqip nga Gazeta Online ‘Reporteri.net’, mund t’i gjeni KËTU…

    /Përktheu dhe përshtati në shqip: Linda Ibrahimaj – Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!