×
  • Lajme
  • Botë

    E ardhmja e Britanisë në udhëkryq: Refuzohet referendumi për Brexit

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 19:49

    Parlamenti britanik votoi sot kundër propozimit për të mbajtur një referendum të ri mbi Brexit-in, të paktën për momentin.


    Deputetët hodhën poshtë amendamentin, i cili parashikon që nga BE duhet të kërkohet të shtyjë tërheqjen e Britanisë së Madhe nga ky bllok, por jo më vonë se 30 qershor. 85 deputetë votuan në favor të amendamentit dhe 314 kundër, shkruan BBC, transmeton Reporteri.net

    Amendamenti i Hilari Ben u hodh poshtë, gjë që u lejon deputetëve të marrin kontrollin mbi Brexit.

    Parlamenti britanik po mban një sërë votimesh për të vendosur nëse do të shtyjë largimin nga blloku që është planifikuar për në 29 mars. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!