×
  • Lajme
  • Botë

    E rëndë: Babai i 5 vajzave ia pret barkun gruas shtatzënë për të parë nëse do të lindë djalë

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 11:53

    Një baba i pesë vajzave dyshohet se ia ka prerë barkun gruas së vet shtatzënë për të parë nëse ajo mbante djalë apo vajzë.


    Raportohet se burri i identifikuar si Pannallal e kreu këtë sulm në rajonin Uttar Pradesh më 19 shtator, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

    Një zyrtar i lartë policor tha se personi i dyshuar e sulmoi bashkëshorten me një armë të mprehtë dhe tashmë është dërguar në ndalim policor.

    Sipas policisë gruaja e sulmuar ishte shtatzënë në muajin e shtatë dhe besohet se është rreth 35 vjeçe. Ajo ndodhet në gjendje serioze dhe po trajtohet në spitalin Bareilly.

    Familja e gruas së sulmuar thanë se burri i saj dëshironte të kishte një djalë pasi tashmë i kishte pesë vajza.

    Në kulturën indiane, prindërit kanë më shumë dëshirë të kenë djem se vajza për shkak se djemtë shihen si shtim i pasurisë së familjes, ndërsa vajzat si barrë. Në këtë vend është zakon që prindërit e vajzës duhet t’i japin dhuratë apo para familjes së djalit me rastin e martesës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!