×
  • Lajme
  • Botë

    E rëndë: E reja hedh foshnjën e porsalindur në koshin e plehrave, dëshmia tronditëse në polici: Kisha frikë nga babai

    Reporteri
    27 Maj 2021 | 18:38

    Një ngjarje tronditëse është shënuar në Stamboll të Turqisë. Kamerat e sigurisë në rrugë, kanë fiksuar momentin, kur një grua në lagjen “Gaziosanpasa” ka hedhur në kosh plehrash fëmijën e porsalindur.


    Foshnja është zbuluar nga kalimtarë të rastit, të cilët e kanë nxjerrë atë nga koshi i mbeturinave dhe e kanë dërguar në spital.

    Nëna e saj, ka arritur të identifikohet nga policia dhe aktualisht është duke u marrë në pyetje, shkruajnë mediat turke.

    Këto të fundit kanë zbardhur dhe dëshminë e vajzës në polici.

    “Kisha frikë nga babai, se ai nuk e dinte. Ja pse e bëra një gjë të tillë”, ka deklaruar vajza, e cila është liruar më vonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!