×
  • Lajme
  • Botë

    Edhe një i viktimë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

    Reporteri
    23 Maj 2020 | 14:16

    Një person ka vdekur dhe 20 raste të reja me koronavirus janë shënuar sot në Maqedoninë e Veriut.


    Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 744 testime të reja. Sipas qyteteve, 16 raste janë vërtetuar në Shkup, 2 në Kumanovë dhe 2 në Prilep.

    Ndërkaq janë regjistruar 24 të shëruar brenda 24 orëve të fundit.

    Personi që ka vdekur është një 63 vjeçar ishte shtrirë në Spitalin e Qytetit “8 shtatori” më 6 maj.

    Me statistikave e fundit, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut me Covid-19 janë diagnostikuar gjithsej 1.941 persona, prej të cilëve 1.411 janë shëruar kurse 113 kanë humbur betejën me koronavirusin./Alsatm

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!