×
  • Lajme
  • Botë

    Eksperti i OBSH-së paralajmëron: Nuk dihet nëse do të ketë vaksinë efektive kundër COVID-19

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 12:37

    “Bota duhet të jetojë me kërcënimin e koronavirusit ‘për të ardhmen e parashikueshme’ pasi nuk ka garanci për një vaksinë të suksesshme”, është shprehur eksperti i shëndetit David Nabarro, profesor i shëndetit global në Imperial College London dhe përfaqësues i OBSH-së.


    Dr.Nabarro është shprehur për Observer se jo domosdoshmërisht mund të zhvillohet një vaksinë e sigurt dhe efektive kundër çdo virusi. Sipas tij, disa viruse janë shumë të vështira kur bëhet fjalë për zhvillimin e vaksinave.

    Pra, për një të ardhme të parashikueshme, ne do të duhet të gjejmë mënyra për të vazhduar jetën tonë me këtë virus si një kërcënim i vazhdueshëm.

    Kjo do të thotë të izolohen ata që tregojnë shenja të sëmundjes dhe gjithashtu personat që kanë pasur kontakte me ta. Njerëzit e moshuar do të duhet të mbrohen. Për më tepër, aftësia spitalore për trajtimin e rasteve do të duhet të sigurohet. Kjo do të jetë “një normale e re” për të gjithë ne.

    Studiuesit në të gjithë botën po punojnë në mënyrë të dëshpëruar për të zhvilluar një vaksinë të përparuar.

    Por një profesor i lartë i Universitetit të Oksfordit paralajmëroi se nuk është e sigurt nëse do të jetë e mundur të prodhohet një vaksinë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!