×
  • Lajme
  • Botë

    EMA jep dritë jeshile për vaksinën Johnson & Johnson

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 21:04

    Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dha sot dritën jeshile për vaksinën anti-Covid të kompanisë amerikane Johnson & Johnson, e cila do të mund të përdoret nga të gjithë personat nga 18 vjeç e sipër.


    Komiteti i EMA-s arriti në përfundimin se të dhënat mbi vaksinën përmbushnin të gjitha kriteret për efikasitetin, sigurinë dhe cilësinë.

    Vaksina Janssen është e katërta e autorizuar në BE për të parandaluar Covid-19 dhe deri tani e vetmja vaksinë që ka nevojë për një dozë të vetme.

    Vaksina Johnson & Johnson mund të ruhet në frigoriferë normalë, gjë e cila mund të lehtësojë transportimin e saj.

    Vaksina e Johnson & Johnson është 67 % efektive në parandalimin e infektimit me Covid-19.

    Në fazën e 3 të provave klinike, vaksina tregoi shkallë të lartë parandaluese ndaj sëmundjeve të rënda, me një efikasitet deri në 85% dhe 57% në rastin e variantit të koronavirusit të shfaqur në Afrikën e Jugut.

    Në bazë të marrëveshjeve, 200 milion doza pritet të arrijnë në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit 2021

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!