×
  • Lajme
  • Botë

    Erdogan kërcënon Evropën për migrantët afganë: Turqia nuk është “depo e refugjatëve”

    Reporteri
    20 Gusht 2021 | 10:14

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u ka bërë thirrje vendeve të tjera evropiane që të marrin përgjegjësinë për afganët që ikin nga Talebanët, duke paralajmëruar se Turqia nuk ka asnjë detyrim të jetë “depo e refugjatëve në Evropë”.


    “Evropa, e cila është bërë qendra tërheqëse për miliona njerëz, nuk mund të qëndrojë jashtë këtij problemi duke mbyllur kufijtë e saj vetëm për të mbrojtur mirëqenien e qytetarëve të saj. Me këtë qëndrim, Evropa po u kthen shpinën vlerave njerëzore”, tha Erdogan në një konferencë shtypi televizive, raporton cnn.

    Ai tha se rreth gjysma e emigrantëve “të parregullt” që Turqia ka regjistruar në tre vitet e fundit janë nga Afganistani.

    Turqia pret rreth pesë milionë shtetas të huaj – përfshirë 3.6 milionë sirianë dhe 300 mijë afganë, tha Erdogan.

    Presidenti tha se “nëse është e nevojshme” Turqia do të jetë e hapur për takim me “qeverinë që do të formohet nga Talebanët”.

    Ndryshe, rreth 500 qytetarë turq u evakuuan nga Afganistani kohët e fundit dhe rreth 300 të tjerë që janë ende të bllokuar atje do të kthehen në shtëpi së shpejti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!