×
  • Lajme
  • Botë

    Erdogan: Kushdo që tenton ta sulmojë Stambollin, do të kthehet në arkivol

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 16:57

    Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan komentoi edhe një herë sulmin masiv në dy xhami të Zelandës së Re, nga supermacisti i bardhë, Brenton Tarrant  i cili  vrau 50 persona dhe la të plagosur shumë të tjerë. Këtë sulm, Erdogan e komentoi si një sulm të gjerë kundër Turqisë. 


    Ai kërcënoi se do të kthejë në “arkivol” këdo që përpiqet ta marrrë Stambollin, transmeton Reporteri.net

    Erdogan, i cili kërkon mbështetje për partinë e tij në  zgjedhjet lokale më 31 mars, thotë se sulmi ndaj Zelandës së Re është një provë e një ndjenje globale anti-muslimane.

    “Ata po na testojnë nga  16.500 kilometra larg, nga Zelanda e Re, me mesazhet që ata po na dërgojnë nga atje. Ky nuk është një akt individual, ky është sulm i organizuar,” tha Erdogan pa sqarime të mëtejshme, raporton Reuters.

    Ai tha se sulmuesi i armatosur kërcënoi personalisht Turqinë dhe presidentin dhe se kishte për synim të dëbonte turqit nga pjesa evropiane e Turqisë.

    “Ne kemi qenë këtu për një mijë vjet dhe do të jemi deri në apokalips, nëse Perëndia ashtu vendos”, tha Erdogan në një tubim me rastin e Betejës së Galipolit në vitin 1915, kur ushtarët otoman i mposhtën forcat e udhëhequra nga britanikët, duke përfshirë trupat australiane dhe të Zelandës së Re, të cilët u përpoqën të zënë gadishullin, portën deri te Stambolli.

    “Ju nuk do ta ktheni Stambollin në Konstandinopojë”, u shpreh  Erdogan, duke aluduar në emrin grek që qyteti mbajti ndërsa turqit nuk e fituan atë në vitin 1453. “Nipërit e mbesat tuaja erdhën këtu … dhe u kthyen në arkivol. Mos dyshoni se kjo do t’ju ndodhë”, u shpreh ai./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!