×
  • Lajme
  • Botë

    Evakuohen pasagjerët e anijes “The Viking Sky”

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 17:51

    Punonjësit e emergjencës evakuuan nga ajri 479 persona nga një anije lundrimi luksoze e cila u përball me probleme me motorët në brigjet e Norvegjisë. Anija “Viking Sky” kishte në bordin e saj 1373 pasagjerë përfshirë ekuipazhin, transmeton Reporteri.net

    Raportimet e fundit thotë se evakuuimi tashmë ka përfunduar dhe 479 njerëz u shpëtuan përmes helikopterëve të shpëtimit.

    Pasagjerët në bordin e anijes bërtitën “Ia dolëm”, ndërkohë që tashmë ishin jashtë rrezikut.

    Në një deklaratë të lëshuar gjatë ditës së sotme, Viking Ocean Cruises tha se anija 47.800 ton ishte duke shkuar në qytetin port të Moldës, e shoqëruar nga një rimorkiator dhe dy anije furnizimi.

    Evakuuimi ishte bërë  “në rrethana jashtëzakonisht të vështira”  pasi  kishte erëra shumë të fuqishme deri në 70 kilometra në orë dhe dallgë në lartësi prej 8 metra. Shumica e pasagjerëve në anije ishin shtetas amerikanë dhe britanikë.

    Në një njoftim nga Kryqi i Kuq Norvegjez thuhet se pasagjerët kishin pësuar plagë si kocka  të thyera dhe prerje./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!