×
  • Lajme
  • Botë

    Francezët ia bëjnë të qartë Serbisë: S’ka anëtarësim në BE as në vitin 2025

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 15:06

    Serbia nuk do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2025 – kështu mendojnë nëntë nga 12 kandidatët e partive politike në Francë në zgjedhjet e ardhshme evropiane. Retorika e ashpërsuar zgjedhore, por edhe konfirmimi se Franca nuk do të tregohet e butë lidhur me zgjerimin e ardhshëm të BE-së, është mesazhi që vjen nga Parisi.


    Bashkangjitja e Serbisë në Bashkimin Evropian – për ose kundër, kështu tingëllonte pyetja drejtuar 12 kandidatëve për deputetë në Parlamentin Evropian, të cilët në debatin televiziv „L’Émission politique“ në televizionin shtetëror francez para qytetarëve po paraqisnin programin e tyre për zgjedhjet për Parlamentin Evropian që pritet të mbahen në maj të këtij viti. 9 butona të kuq, dy të gjelbër, dhe një abstenim, është rezultati i cili duhet të ndezë alarmin në Beograd, shkruan opinionisti Filip Lukiq për European Western Balkans, transmeton Reporteri.net.

    Dy kandidatët e vetëm të cilët  e shihnin të ardhmen e Serbisë në BE deri në vitin 2025 janë kandidati i partisë opozitare Socialiste, dhe kandidat i partisë centriste, Unionit Demokratik dhe të Pavarur.

    Megjithatë, shkruan autori, ky rezultat nuk duket të jetë befasi, duke marrë parasysh faktin se në lidhje me këtë çështje, Franca  kohët e fundit ka folur me zë të lartë.

    “Unë do ta mbështes zgjerimin vetëm nëse thellimi dhe reformimi i Evropës tonë është në rend të parë.  Nuk dua që Ballkani të kthehet kah Turqia apo Rusia, por as nuk dua që BE-ja, e cila sot punon shumë me 28 anëtarë, dhe nesër mbase me 27,  të vendos të pranojë anëtarë të rinj nën të njëjtat rregulla”, ishin fjalët e presidentit francez Macron, një vit më parë drejtuar Parlamentit Evropian në Strasburg.

    Ndër ata që votuan kundër Serbisë në BE, ishte dhe kandidatja nga partia qeverisëse e Presidentit Emanuel Macron dhe ish Ministrja e Çështjeve Evropiane, Natali Loazo, e cila vizitoi Beogradin në mars.

    Edhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiq më pas dha një mesazh të ngjashëm.

    “Gjendja aktuale e Bashkimit Evropian nuk lejon anëtarësime të reja në kushte të kënaqshme, si për Bashkimin Evropian ashtu edhe për shtetet e reja që do të bashkoheshin me të”, tha Loazo në një intervistë për  Politika, duke shtuar se Serbia ka përparuar shumë në rrugën e saj drejt anëtarësimit, por Franca, si një mik i vërtetë, duhet të tregojë të vërtetën./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!