×
  • Lajme
  • Botë

    Fillojnë bisedimet për parandalimin e garës së armatimeve hapësinore

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 8:24

    Kanë filluar sot bisedimet në OKB në Gjenevë për të parandaluar militarizimin e hapësirës, ku pati një mungesë të dukshme konsensusi, pasi vendet Perëndimore e bënë të qartë dhe nuk ndajnë vizionin e Rusisë dhe Kinës në lidhje me rregullat detyruese.

    Në vitin 2008, Moska dhe Pekini kishin propozuar një traktat për të ndaluar çdo armë në orbitën e Tokës dhe përtej, si dhe sulmet kundër objekteve hapësinore.

    “Siguria e hapësirës është nën kërcënim”, deklaroi një zyrtar amerikan.

    Megjithatë ai shtoi se “masat mbi baza vullnetare dhe jo detyruese do të ishin më efektive se sa një pakt detyruese”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!