×
  • Lajme
  • Botë

    ‘Flija në shtrat me armikun, me një sy hapur’: Burri tregon si inskenoi vrasjen e tij për ta kapur bashkëshorten që po planifikonte ta vriste

    Reporteri
    12 Shtator 2019 | 11:58

    Ramon Sosa falsifikoi vdekjen e tij në vitin 2016 për ta vendosur gruan e tij Lulu pas hekurave.


    Ajo u përpoq të paguante një vrasës me pagesë, për 2,000 dollarë që ta vriste burrin e saj, por plani i saj u prish kur burri që ajo i kërkoi ta vriste i tregoi ‘viktimës’ se çfarë po planifikonte gruaja e tij.

    Sosa, i cili ishte një trajner i boksit, bashkëpunoi me FBI’në e Teksasit për rastin.

    Ata e çuan atë në shkretëtirën e Teksasit, ku ai pozoi në një varr të cekët me një vrimë plumbi të rremë në kokë.

    Dyshja ishin të martuar për pesë vjet, kur ajo kërkoi divorc në vitin 2015.

    Ishte rreth kohës kur palestra e tij në Houston u godit nga telashe financiare.

    Lulu u gjet fajtore në vitin 2016 për porositje të vrasjes dhe u dënua me 20 vjet burg.

    Sosa tani ka nxjerr një libër në lidhje me fatkeqësinë, në përpjekje për të inkurajuar viktimat e tjera meshkuj të abuzimit në familje që të flasin për rastet e tyre.

    “Kam fjetur me armikun dhe me një sy të hapur, të gjithë kohën duke u përpjekur të veproj sa më normal në mënyrë që Lulu të vazhdojë me planin e saj …. ishte mënyra e vetme për ta kapur atë në akt,” i tha ai.

    Sosa tha se megjithëse martesa dhe divorci i tyre ishte i vështirë, ai kurrë për asnjë moment nuk mendoi se ajo do të përpiqej ta vriste.

    “Pasi mora të gjitha provat që autoritetet kishin mbledhur nga Lulu, me sinqeritet mund të them që jam shumë me fat që jam akoma gjallë.” /reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!