×
  • Lajme
  • Botë

    Fotografi që ua thejnë zemrën: Reagimi i babait për djalin që s’do ta ketë më dhe i një djali për babanë e tij të vrarë

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 22:36

    Këto janë fotografi që e përshkruajnë më së miri tmerrin në xhaminë e qytetit Christchurch të Zelandës së Re, ku u vranë 49 persona.


    Është një pamje e një babai që mban në duart e tij një fëmijë të vrarë, jo më të vjetër se pesë vjet, përcjell reporteri.net.

    Një tjetër fotografi që të thyen zemrën e që është shpërndarë miliona herë në rrjetet sociale tregon një fëmijë duke qarë mbi babain e vdekur.

    Të mbijetuarit e xhamisë dëshmuan se po iknin nga vrasësi duke thyer dritaret dhe duke u zvarritur në dysheme.

    Vrasësi Brenton Tarant (28 vjeç), i cili transmetoi masakrën në rrjetet sociale, u paraqit sot para gjykatës, ku tha se ndihet keq pse nuk arriti të vrasë edhe më shumë myslimanë. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!