×
  • Lajme
  • Botë

    Franca në alarm, raporton 41 mijë raste të reja me COVID-19

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 10:26

    Autoritetet në Francë raportuan 41 mijë raste të reja me coronavirus, shifra më e lartë një-ditore që kur vendi u përball me pandeminë.


    Sipas medieve të huaja, qeveria franceze ditë më parë zbatoi orën policore në Paris si dhe në disa qytete të tjera si masë preventive kundër coronavirusit.

    Kryeministri francez, Jean Castex, vendosi që ta zgjerojë këtë masë edhe në disa zona të tjera të vendit, në mënyrë që të ngadalësohet përhapja.

    “Vala e dytë është duke ardhur”, tha ai, pak para se vendi të raportojë 41 mijë raste të reja.

    Rritje të fundit janë raportuar edhe në disa zona të tjera evropiane, derisa rastet në valën e dytë thuhet se janë më të larta se në valën e parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!