×
  • Lajme
  • Botë

    Franca shënon rekord me mbi 52 mijë raste të reja me Covid-19

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 16:11

    Franca ka shënuar rekord me 52,010 raste të reja pozitive me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.


    Dita e diele ka qenë dita e katërt radhazi që Franca ka raportuar shifrat më të larta që nga fillimi i pandemisë, shkruan CNN.

    Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se shkalla e rasteve pozitive tani ka arritur në 17 për qind, e cila është më shumë se dyfishi i rasteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Me rritjen e rasteve pozitive, është shtuar edhe numri i pacientëve të hospitalizuar. Që nga e shtuna rreth gjysma e shtretërve në kujdesin intensiv janë mbushur me pacientë.

    Qeveria në Francë ka futur në shtetrrethim 54 nga 101 zonat administrative, duke kufizuar lëvizjen nga ora 21:00 deri në 6:00 të mëngjesit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!