Përderisa koronavirusi po vazhdon të përhapet çdo ditë në Kinë, Banka Qendrore ka filluar të zbatojë një strategji të re për luftimin e përhapjes së virusit të rrezikshëm – pastrami i thellë i bankënotave dhe shkatërrimi i atyre që dyshohet se e bartin koronavirusin.
Masat e reja, të cilat hynë në fuqi në fundjavë, janë marrë me qëllim të luftimit të përhapjes së koronavirusit, tashmë i njohur me emrin zyrtar Covid-19. Deri më tash, më shumë se 1700 persona kanë vdekur dhe 71 mijë janë infektuar.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, virusi i ri mund të mbijetojë në disa lloje të sipërfaqeve për një periudhë të caktuar kohore. Për këtë arsye, kinezët po i dezinfektojnë edhe dorezat e dyerve, pullat e ashensorëve dhe objektet e tjera që preken nga shumë njerëz.
Prej tash e tutje, bankat kineze janë të detyruara që t’i pastrojnë bankënotat përmes dezinfektimit me rreze ultra-vjollcë dhe vendosjes në temperatura të larta. Më pas, kartëmonedhat duhet të vendosen të izoluara për dy javë në vende të mbyllura e në fund të futen në përdorim.
Bankënotat që vijnë nga zonat që janë prekur më shumë nga koronavirusi do të trajtohen në mënyrë të veçantë. Ato së pari do të dërgohen në Bankën Qendrore për t’u dezinfektuar e më pas do të vendosen përsëri në qarkullim, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.