×
  • Lajme
  • Botë

    Fytyrat e 50 viktimave të masakrës në Zelandë të Re

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 18:05

    Gati tre ditë që nga sulmi terrorist i tmerrshëm në Christchurch i cili la të vdekur 50 besimtarë myslimanë që po kryenin lutjet e së premtes, po dalin detaje të reja rreth viktimave të pafajshme.


    Të premten, 28-vjeçari Brenton Tarrant u nis për në dy xhami me qëllimin për të vrarë sa më shumë besimtarë myslimanë duke përfshirë mes tyre edhe fëmijë, një student, një inxhinier dizajni dhe një punonjës shëndetësor, shkruan Daily Mail, transmeton Reporteri.net

    Që nga e hëna në mëngjes, vetëm një person u raportua si i humbur dhe 49 viktima të tjera u identifikuan. Ata përfshijnë, Junaid Ismail, 36 vjeç, i cili la pas një grua, tre fëmijë të vegjël dhe një nënë që mbështetej tek ai për t’u kujdesur për të. Një tjetër, Ansi Alibava, 25 vjeç, priste me padurim ceremoninë e diplomimit nga magjistratura në maj të këtij viti, ndërsa Hussein Al-Umari, 36 vjeç, ishte i rregullt në xhaminë Masjid Al Noor.

    Gjithashtu ndër të vdekurit është Tariq Omar, 24 vjeç, i cili kujtohet për natyrën e tij të butë dhe të qetë. Ai ishte një ish-student i Shkollës së Lartë Cashmere në Christchurch. Kamel Darwish, 38 vjeç, i cili u shpërngul në Christchurch nga Jordania gjashtë muaj më parë dhe ishte në pritje të ardhjes së gruas së tij dhe tre fëmijëve – ishte  bindur të shkonte në Zelandën të  Re nga vëllai i tij, i cili kishte jetuar atje që nga viti 2007 dhe i  tha atij se ishte një vend i mirë “për të ngritur një familje”. Gjashtëdhjetë vjeçari Abdelfattah Qasem, nga Palestina, u vra gjithashtu të premten në xhaminë  Masjid Al Noor.

    Një tjetër ndër të vdekurit është Musa Vali Suleman Patel, 60 vjeç, i cili ishte duke vizituar Christchurch për të parë djalin e tij dhe ishte një udhëheqës shumë i respektuar i Lidhjes Muslimane të Fixhit – ai la pas gruan e tij Saira Bibi Patel, tre vajza dhe dy djem. Ramiz Arifbhai Vora, 28 vjeç, dhe babai i tij Arifbhai Mohamedali Vora, 58 vjeç, u qëlluan po ashtu të premten. 28-vjeçari jetonte dhe punonte në Christchurch dhe kishte një vajzë të vogël një javë para se të vdiste në sulmin e tmerrshëm – babai i tij po e vizitonte atë nga India në atë kohë.

    Ozair Kadir, 24 vjeç, ishte student në Akademinë Ndërkombëtare të Aviacionit të Zelandës së Re kishte qenë në Christchurch për vetëm një vit kur u vra të premten. Një tjetër nga viktimat është Maheboob Allarakha Khokhar, 65 vjeç, i cili duhej të kthehej në Indi të dielën pasi kishte vizituar djalin e tij në Christchurch. Katër vjeçari Dirie Abdullahi u  identifikua në mesin e të vdekurve, pasi ai dhe babai i tij Adan u qëlluan në një nga xhamitë, ndërsa katër nga vëllezërit e motrat e tij u larguan nga vendi. Familja e Abdullahut u largua nga Somalia në vitet 1990 dhe e bëri Zelandën e Re shtëpinë e tyre, ai ishte më i riu në familjen e tij. Para se të vritej brutalisht, Amjad Hamid, 57 vjeç, ishte një zyrtar i lartë mjekësor dhe konsulent spitalor në Spitalin Hawera, mbahet mend për mirësinë, dhembshurinë dhe ndjenjën e tij të humorit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!