×
  • Lajme
  • Botë

    Gati gjysma e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar kanë antitrupa kundër COVID-19

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 22:13

    Gjysma e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar kanë tani antitrupa kundër coronavirusit, qoftë përmes infeksionit ose vaksinimit, tregojnë testet e kryera nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).


    Sipas sondazhit më të fundit, rreth 54.7 për qind e popullsisë në Angli do të kishin rezultuar pozitiv për antitrupa ndaj coronavirusit nga një mostër gjaku, i kryer në javën që mbaron më 14 mars të vitit 2021, raporton The Guardian, përcjell Telegrafi.

    Ndërkohë në Uells, rreth 50.5 për qind e popullsisë do të kishte rezultuar pozitive për antitrupa ndaj coronavirusit, përderisa shifra për Skocinë ishte 42.6 për qind, dhe për Irlandën e Veriut, 49.3 për qind.

    Studimi u krye në bazë të rezultateve të testeve të gjakut të marra nga një mostër e përzgjedhur rastësisht me individët nga mosha 16-vjeçare, të cilat përdoren për të testuar antitrupa kundër coronavirusit.

    Kjo tregon për një sukses në programin e vaksinimit të MB-së, derisa 30 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!