×
  • Lajme
  • Botë

    Gazetarja franceze: Gratë myslimane të heqin shamitë disa ditë për nder të mësuesit të vrarë

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 10:25

    Gazetarja franceze, Élisabeth Lévy  u bëri thirrje grave myslimane ta heqin mbulesën për disa orë, për nder të mësuesit të vrarë Samuel Paty. Sidoqoftë, ajo u shpreh kundër ndalimit të mbulesës në hapësirat publike.


    Në një debat në  CNews,  Élisabeth Lévy teksa u bëri thirrje grave myslimane që të heqin përkohësisht mbulesën, shkroi se është e befasuar që nisma të tilla nuk kanë ndodhur ende, transmeton Reporteri.

    Sipas saj shamia është simbol i Islamit politik dhe diskriminimit seksual për shumë njerëz.

    “Shumë myslimanë thonë: “Ne jemi Francezë si të tjerët, ne jemi pjesë e komunitetit kombëtar”. Për shaminë, e cila është gjithashtu uniforma e armiqve të Francës, unë jam e befasuar që as edhe një person nuk thotë që në kujtim të Samuel Paty, “Unë heq shaminë duke u treguar e arsyeshme për një javë ose disa ditë”, tha Levy.

    Vrasja e mësuesit francez që shfaqi karikaturat e profetit Muhamed para nxënësve të tij në Francë ka nxitur reagime të shumta në vend.

    Në shenjë solidarizimi me mësuesin e vrarë, në ndërtesat e Qeverisë Franceze u shfaqën karikaturat e profetit Muhamed.

    Kjo bëri që raportet në mes të Turqisë dhe Francës  të acarohen, pasi Presidenti turk, Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të bojkotojnë produktet franceze.

    Më herët, ishin vendet arabe ato që vendosën të bojkotonin mallrat franceze pas vendimit të Macron për të shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed në muret e godinave qeveritare në Paris. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!