×
  • Lajme
  • Botë

    George Floyd, “gjiganti gjentil” që po mundohej të kthente jetën në rrugën e duhur

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 13:50

    Vdekja e George Floydit ka shkaktuar protesta në gjitha SHBA-në, me protestuesit që po bëjnë thirrje për përfundim të dhunës së policisë.


    Floyd ishte një afroamerikan i paarmatosur që vdiq pasi një polic në Minneapolis ia mbajti gjurin në qafë për më shumë se tetë minuta. Floyd ka përsëritur disa herë se nuk po mund të marr frymë, por kjo nuk i ka lënë përshtypje policit që tashmë po akuzohet për vrasje.

    George Floyd ishte shpërngulur në Minneapolis pasi ishte liruar nga burgu dhe ishte i njohur si “gjiganti gjentil”, që po mundohej të kthente jetën e tij në rrugën e duhur.

    46-vjeçari ishte i lindur në Karolinën e Veriut dhe ka jetuar në Houston kur ishte i ri, raporton Sky News. Por u vendos në Minneapolis disa vite më parë për të gjetur punë, sipas shokut të tij, Christopher Harris.

    Për më të dashurit ishte i njohur si “Floydi i Madh” dhe ishte baba i një vajze gjashtëvjeçare që jeton në Houston me nënën e saj, Roxie Washington. Ajo ka thënë se Floyd ishte baba i mirë derisa e kanë rritur vajzën së bashku.

    Ai po ashtu ka lënë të dashurën, Courtney Ross, që ka thënë se i është “thyer zemra’ për vdekjen e tij.

    “Të zgjohej në mëngjes dhe të shihte Minneapolisin në zjarr do të ishte diçka që do ta shkatërronte Floydin”, ka thënë ajo për Star Tribune.

    “Ai e ka dashur qytetin. Ai erdhi nga Houstoni dhe ka qëndruar këtu për njerëzit dhe për mundësitë”.

    Floyd ishte sportist i talentuar që ishte shquar në futboll dhe në basketboll në shkollë. Shoku i klasës, Donnel Cooper ka thënë se ai kishte personalitet të qetë dhe shpirt të butë.

    Floyd nuk kishte përfunduar shkollën dhe kishte nisur të bënte muzikë “hip-hop” me një grup. Por pasi dështoi të gjente punë në Houston, ai u shpërngul në Minneapolis.

    Punoi si shofer kamioni dhe si pjesëtar i sigurimit në një restorant latino-amerikan.

    Sipas dokumenteve të gjykatës Floyd u akuzua në vitin 2007 për grabitje të armatosur në një “hyrje me dhunë në shtëpi”. U dënua me pesë vjet burg në vitin 2009, pas marrëveshjes për pranim të krimit.

    Në një video so fundi në rrjete sociale, ai ka folur kundër dhunës me armë, duke thënë se “brezi ynë i ri qartë se ka humbur”.

    Të hënën ai i u mbajt në tokë nga polici Derek Chauvin, ndërsa po arrestohej me dyshimin se kishte përdorur 20 dollarë të falsifikuara në një shitore.

    Në incizimet e bëra publike ai dëgjohet duke thënë se nuk po mund të marr frymë. Ai vdiq në spital.

    Chauvin është akuzuar për vrasje të shkallës së tretë, ndërsa tre policët tjera të përfshirë në incident janë shkarkuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!