×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermania shënon mbi 600 raste të reja me coronavirus

    Reporteri
    23 Maj 2020 | 8:16

    Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 638 raste të reja me Covid-19 dhe kështu numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 177,850 persona.


    Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 42 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 8,216, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

    Ndonëse Gjermania ndodhet në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve, ky vend dallohet për shkallën e ulët të vdekshmërisë në krahasim me disa shtete evropiane si Italia, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe.

    Qeveria gjermane ka filluar t’i largojë masat e kufizimit të lëvizjes me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë dhe ka përgatitur pako të mëdha financiare për t’i ndihmuar bizneset e prekura nga pandemia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!