×
  • Lajme
  • Botë

    Gjuriq: Ua kemi borxh fëmijëve tanë që të mos e bëjmë armik Amerikën

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 15:33

    Ardhja e delegacionit qeveritar amerikan në Beograd tregon se Marrëveshja e Washingtonit e arritur më 4 shtator po zbatohet me “shpejtësi vetëtime” – ka thënë drejtori i zyres për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq për televizionin PINK.


    Ai ka shtuar se kjo po hap dyert e një kaptine të re në relacionet mes ShBA-ve dhe Serbisë, me theks të veçantë te ekonomia.

    “Përgjegjësia jonë ndaj fëmijëve është që kurrë të mos e kemi armik një fuqi aq të madhe, si SHBA-ja” është shprehur Gjuriq.

    Ai ka shtuar se është e rëndësishme që Kosova të mos mund të bëhet pjesë e Unesco-s pasi historianët shqiptarë janë gjithnjë e më të zëshëm në përvetësimin e kishave dhe manastireve serbe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!