×
  • Lajme
  • Botë

    Gjysma e Australisë në karantinë, mijëra qytetarë dalin në protesta

    Reporteri
    24 Korrik 2021 | 13:38

    Mijëra qytetarë australianë kanë protestuar kundër karantinës total që është vendosur nga autoritetet në disa zona të qyteteve.


    Kjo masë erdhi për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me COVID-19. Protesta më e madhe u zhvillua në Sidnei, ndërsa tubime më të vogla u mbajtën në Melburn dhe Brisbane.

    Me thirrjet “Hidhni maskën, ngrini zërin” dhe “Wake Up Australia” protestuesit kundërshtuan ashpërsimin e masave anti-Covid ndërsa marshuan në qendrën e Sidneit. Ata bllokuan rrugët dhe u mblodhën para bashkisë së qytetit.

    Nuk munguan as përplasjet me policinë, ndërsa protestuesit hodhën edhe shishe me bojë drejt forcave të rendit. Policia bëri të ditur se kishte arrestuar 53 protestues, ndërsa kërkoi respektimin e urdhrave të autoriteteve shëndetësore kundër përhapjes së Covid.

    Qeveritë e disa rajoneve australiane kanë ri-vendosur masat e forta teksa afro 13 milionë banorë të Australisë janë prej disa ditësh në karantinë totale.

    Të premten autoritetet shëndetësore në Australi raportuar për afro 160 infektime të reja, shifra më e lartë kjo që prej gushtit të vitit të shkuar.

    Australia është një vendet që ka një shkallë shumë të ulët vaksinimi, me rreth 14 për qind e popullsisë së imunizuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!