×
  • Lajme
  • Botë

    Gjysma e njerëzve në Angli tashmë kanë fituar antitrupa Covid falë vaksinimit

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 14:06

    55% e njerëzve në Angli kanë fituar antitrupa Covid pas vaksinimit, duke sugjeruar që të paktën gjysma e popullsisë është imune ndaj sëmundjes.


    Përmes inokulimit, antitrupat kthehen në përgjigje të infeksioneve të mëparshme dhe prania e tyre në gjak zakonisht do të thotë që dikush ka të paktën një farë mbrojtjeje kundër një sëmundjeje dhe nuk do të sëmuret përsëri, shkruajnë mediat e huaja, transmeton në shqip Reporteri.net.

    Bazuar në testimin e rastësishëm të gjakut të rreth 30,000 të rriturve, ka rezultuar se numri i britanikëve të moshuar me antitrupa ka filluar të ulet për herë të parë që nga fillimi i vaksinimit.

    Antitrupat zbehen me kalimin e kohës dhe kjo ndodhë më shpejtë në grupmoshat e moshuara që e kanë të dobësuar sistemin imunitar.

    Tashmë 30,5 milionë Britanikë që kanë marrë në dozën e parë të vaksinës, dhe më shumë se 3,5 milionë janë të vaksinuar plotësisht nga e diela e kaluar.

    Boris Johnson po përballet me thirrjet për të hequr bllokimin sa më shpejtë, pasi rastet me Covid, shtrimet në spital dhe vdekjet kanë rënë në nivelin më të ulët në gjashtë muajt e fundit.

    Numri mesatar ditor i vdekjeve prej 6,3 është ulur për një të katërtën në javë, dhe ka rënë me 95% që nga kulmi i pandemisë në janarë.

    Britanikët duhet të presin të paktën shtatë javë të tjera deri në hapjen e pubeve, restauranteve dhe hotelet të mund të rihapen plotësisht.

    Ndërkohë britanikët e lodhur nga bllokimi janë drejtuar për në plazhe dhe parqe për të shijuar ditët e nxehta të vitit. /Floriana Hoti/ Reporteri.net./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!