×
  • Lajme
  • Botë

    “Gratë duhet të mbulohen”, kryeministri “qejfli” fajëson femrat për shtimin e përdhunimeve

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 7:21

    Kryeministri i Pakistanit Imran Khan ka shkaktuar polemika së fundmi teksa ka fajësuar veshjet ekspozuese të grave për rritjen e numrit të përdhunimeve.


    Gjatë një interviste, Khan tha se një rritje e përdhunimeve tregonte “pasojat në çdo shoqëri ku vulgariteti është në rritje”.

    Ai i këshilloi gratë të mbuloheshin për të parandaluar tundimin.

    “I gjithë problemi është të shmangni tundimin. Jo të gjithë kanë vullnetin për ta shmangur atë,” tha ai.

    Një peticion publik ka nisur ku komentet e Khan quhen “jo korrekte, të pandjeshme e të rrezikshme”.

    Edhe Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Pakistan tha se ishte i neveritur nga komentet.

    Shumica e Pakistanit jeton sipas kodit shoqëror që dënon sjelljet e grave “që sjellin turp në familje”.

    Gjatë intervistës direkte në televizion , Khan tha gjithashtu se rritja e divorceve në Britani vjen nga kultura e “seksit, drogës dhe rock and roll” edhe pse ai vetë është dy herë i divorcuar dhe kur jetonte në Londër, njihej si ‘playboy’.

    Ai njihej për shoqërimin e tij me modele të famshme si Stephanie Beacham, Goldie Hawn, Kristiane Backer, Susannah Constantine apo Marie Helvin – madje njihej dhe si mik i Princeshës Diana.

    Sportisti i kriketit i kthyer në politikan, tha gjithashtu se njohja me femrat ishte një nga ‘kënaqësitë më të mëdha të jetës, që ai vetë kishte shijuar më parë.’

    Në vitin 1995, ai është martuar me britaniken aristokrate hebrenj Jemima Goldsmith me të cilën lindën dy djem para ndarjes në 2004.

    Martesa e dytë e Khan ishte me gazetaren e BBC, Reham Khan dhe zgjati vetëm nëntë.

    Ai është martuar me gruan e tij aktuale, Bushra Wattoo, në një ceremoni konservatore në vitin 2018, dhe ka thënë se nuk e njihte fytyrën e saj deri pas martesës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!