×
  • Lajme
  • Botë

    Gruaja që jeton e izoluar nga bota, nuk e ka idenë se Lufta e Dytë Botërore ka ndodhur para syve të saj

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 11:46

    Agafa Likova, 75 vjeçare është padyshim një nga gratë më të pazakonshme në botë. Familja e saj gjashtë-anëtarëshe jetonte në tajgën siberiane për 40 vjet, e izoluar plotësisht nga njerëzit e tjerë.


    Ata madje nuk ishin në dijeni se Lufta e Dytë Botërore ka ndodhur ndonjëherë, transmeton Reporteri.net.

    Në vitin 1978, ata u gjetën nga një grup geologësh dhe Agafa ishte e vetmja pjesëtare e familjes që kishte mbetur ende gjallë. Ajo ende jeton plotësisht e izoluar, dhe qyteti më i afërt është rreth 100 kilometra larg. Lykova lindi në vitin 1945 dhe prindërit e saj i përkisnin sektit ortodoks të Besimtarëve të Vjetër, të cilët u ndanë nga Kisha Ortodokse Ruse në shekullin e 17-të.

    Ata u arratisën në pyje në vitin 1936, duke ikur nga persekutimi. Gjatë gjithë jetës së saj, Agafa jetonte si fshatare e shekullit të 18-të.

    Megjithatë, sot, edhe pse jeton e tërhjekur nga bota, është e njohur mirë në media dhe së fundi ka festuar ditëlindjen e 75-të.

    Ajo u largua nga shtëpia vetëm një herë në jetën e saj kur ishte shumë e sëmurë.

    Punëtorët e Parkut Kombëtar e vizitojnë rregullisht duke pyetur nëse ka nevojë për ndonjë gjë dhe e informojnë botën e intriguar nga historia e saj e pazakontë.

    Kur tre vjet më parë vizitoi “civilizimin” sepse duhej të shkonte në spital, ajo nuk ishte i impresionuar me mënyrën moderne të jetës. “Ka aq shumë vetura, pse kaq shumë?”, citohet të ketë thënë ajo. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!