×
  • Lajme
  • Botë

    Hapen kutitë, nis votimi për raundin e dytë të zgjedhjeve Presidenciale

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 8:07

    Ka filluar zyrtarisht procesi i votimeve për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale


    Procesi ka filluar sot në orën 7:00 në gjithsej 3,480 vendvotime në vend, ndërsa dje është mbajtur procesi në 32 qendra jashtë vendit. Janë gjithsej 1,808,131 qytetarë të regjistruar në listën e zgjedhësve.

    Zgjedhjet presidenciale monitorohen nga 3,381 vëzhgues vendas dhe rreth 520 vëzhgues të huaj, të akredituar nga KSHZ.

    Vëzhgues kanë edhe ambasadat e shteteve të huaja: Rusia, Franca, Britania e Madhe, Suedia, Hungaria, Italia, Shqipëria e Sllovakia. KSHZ ka akredituar 289 përkthyes.

    Ky është rrethi i dytë i votimeve pasi në të parin dështoi votimi si pasojë e interesimit të vogël të qytetarëve për të dal për votime.

    1.79% ishte dalja në rrethin e parë, apo 755.702 votues zgjodhën në mes Blerim Rekës, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski.

    Pas numërimit të votave nga KSHZ-ja, ndarja e votave ishte si në vazhdim:
    1. Blerim Reka – 79921 apo 10.58% të votave.
    2. Gordana Siljanovska-Davkova – 319.225 apo 42.24% të votave.
    3. Stevo Pendarovski – 323714 apo 42.84% të votave.

    Si në gjithë ciklet tjera zgjedhorë, edhe këtë herë kishte 32811 vota të pavlefshme, apo 4.34% të votave të përgjithshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!