×
  • Lajme
  • Botë

    Heshti kur e pyeti se a është e bukur, gruaja rrah brutalisht burrin e saj

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 18:33

    Një grua në Teksas dyshohet se sulmoi bashkëshortin e saj pasi ai nuk iu përgjigj pyetjes kur ajo e pyeti se a është e bukur.


    Lizeth Guadalupe Ramirez, 20 vjeç, u arrestua të martën vonë pas incidentit të dyshuar, raporton Laredo Morning Times, duke cituar burime nga policia, transmeton Reporteri.net.

    Raportohet se ajo u tha hetuesve se ishte burri ai që tentoi ta mbyste atë. Megjithatë, bashkëshorti dha një version tjetër të ngjarjes, duke thënë policisë se çifti ndodheshin në kinema kur ajo e pyeti nëse dukej bukur. Burri heshti dhe nuk u përgjigj. Pas kësaj pasoi grindja që i nxiti të ktheheshin në shtëpi.

    Gjatë udhëtimit të tyre për në shtëpi, burri pretendon se ajo e goditi atë në mënyrë të papritur, gjë që vazhdoi edhe në shtëpi. Liezeth madje sulmoi edhe një anëtar të familjes që u përpoq të ndërhyjë, siç raportojnë mediat e huaja. Ramirez u ngarkua me  dy akuza për sulm dhe dhunë në familje./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!