×
  • Lajme
  • Botë

    Hetim zyrtar për shpenzimet e kryeministrit Boris Johnson në rezidencën e tij

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 17:56

    Një hetim zyrtar ka nisur për mënyrën se si u financuan rregullimet në rezidencën e kryeministrit britanik Boris Johnson në Downing Street. Komisioni i cili merret me financat politike dhe elektorale ka deklaruar se ka arsye për të dyshuar se një shkelje e rëndë mund të ketë ndodhur.


    Nëpunësit më të lartë civil të Britanisë, Simon Case i është kërkuar të shqyrtojë shpenzimet dhe financat. Boris Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Symonds bënë kohët e fundit disa ndryshime në rezidencën e tyre private, mbi Downing Street 11.

    Ka pasur spekulime se fatura e shpenzimeve ka tejkaluar 200,000 paund, pavarësisht se kryeministri Johnson merr vetëm një grant vjetor publik prej 30,000 paundësh për të shpenzuar për rezidencën e tij.

    Ish-këshilltari kryesor i Johnson, Dominic Cummings pretendon se kryeministri kishte bërë plane që donatorët të paguajnë ‘fshehurazi’ për rinovimet në shtëpinë e tij: Edhe kjo është e paligjshme.

    Kundërshtarët e toj politikë nga partia Labour, kanë kërkuar që kryeministri të zbulojë shumën e plotë të shpenzuar dhe kush ka paguar për to.

    Një ministër i qeverisë së Johnson ka deklaruar çdo kosto e tepërt e rinovimeve, është mbuluar personalisht nga kryeministri.

    Nëse kryeministri pranon para në formë donacioni për rinovimin, ai do duhet ta bëjë atë publike, pas dyshimeve se ata që kontribuojnë mund të kenë interesa në politikën qeveritare, të tilla si prokurorimet dhe kontratat qeveritare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!