×
  • Lajme
  • Botë

    Hetohet jetimorja, dyshohet se po rrëmbehen fëmijët

    Reporteri
    18 Gusht 2019 | 8:16

    Një gjykatë në Belgjikë po heton një jetimore me dyshim se po rrëmben dhe po trafikon fëmijë nga Republika Demokratike e Kongos.


    Fëmijët ishin sjellë në Belgjikë dhe ishin birësuar nga familjet, të cilave u ishte thënë se ishin fëmijë pa prindër. Disa vite më vonë, testet e ADN-së kanë treguar se shumica e fëmijëve kishin prindër në shtetin afrikan, transmeton Koha Ditore.

    Qindra kilometra në veri të kryeqytetit të Kongos, Kinshasa, shtrihet fshati Gemena. Shumica e njerëzve jetojnë prej bujqësisë dhe peshkimit. Të tjerët ose janë marangozë ose dyqanxhinj.

    Abdula Libenge, tregtar 34 vjeç, është kryefamiljari i njërës prej katër familjeve në rrethinë të cilat në muajin e vitit 2015 kishin dërguar fëmijët në Kinshasa në atë që ishte menduar se do të ishte kamp pushimesh.

    Fëmijët e tyre nuk u kthyen kurrë më nga kampi. Pa qasje në përfaqësim ligjor a ndihmë juridike nga autoritetet lokale, ata nuk kishin çfarë të bënin pos të prisnin.

    Rreth dy vjet pas zhdukjes së vajzës së Libenges, i erdhi dikush në vizitë të papritur duke hedhur dritë mbi atë çfarë kishte ndodhur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!