×
  • Lajme
  • Botë

    Humb jetën nga koronavirusi ish-ministri francez

    Reporteri
    29 Mars 2020 | 23:23

    Ish-ministri francez Patrick Devedjian, ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Devedjian, është kështu zyrtari i parë i lartë francez që humb jetën nga Covid-19.


    Ai ka qenë një ndër këshilltarët më të ngushtë të ish-Presidentit Nicola Sarcozy.

    Patrick Devedjian ishte ministri përgjegjës për rimëkëmbjen e Francës nga kriza financiare e vitit 2008. 75-vjeçari për herë të parë njoftoi publikisht se po vuante nga simptomat e koronavirusit të Mërkurën.

    “Unë jam i prekur nga epidemia, prandaj jam në gjendje të dëshmoj drejtpërdrejt për punën e jashtëzakonshme të mjekëve dhe infermierëve,” shkroi ai në Tëitter më herët gjatë javës. “Dua tu shpreh atyre një faldenderim për ndihmën e vazhdueshme për të gjithë pacientët e tyre.”

    Ish ministri ka ndërruar jetë ditën e sotme, duke u bërë kështu zyrtari i parë i lartë që i merr jetën Covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!