Partia nacionaliste në pushtet në Hungari, Fidesz, e ka dorëzuar legjislacionin për t’i ndaluar përmbajtjet që i cilëson si promovim të homoseksualitetit dhe ndryshimit të gjinisë në literaturën për të rinjtë nën moshën 18-vjeçare.
Përmes këtij projektligji, përpos ndalimit të literaturës me përmbajtje rreth homoseksualitetit, pritet të ndalohen edhe reklamat që cilësohen si promovim i të drejtave të këtij komuniteti, shkruan BBC.
Disa grupe për të drejtat e njeriut e dënuan këtë veprim, duke thënë se projektligji i propozuar në Hungari është i ngjashëm me kufizimet që komuniteti LGBT ka në Rusi.
Propozimi është pjesë e planit të qeverisë për ndëshkimin e pedofilisë. Në propozim thuhet se fëmijëve dhe të rinjve nën moshën 18-vjeçare nuk lejohet t’iu shfaqet përmbajtje pornografike apo ndonjë përmbajtje që i nxit homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë.
Ndryshe, Hungaria dhe Polonia janë nën hetime nga Bashkimi Evropian nën dyshimin se i kanë shkelur standardet e BE-së për sundimin e ligjit.
Këto dy shtete nuk i njohin martesat mes personave të gjinisë së njëjtë dhe kanë ligje që e kufizojnë birësimin e fëmijëve nga çiftet homoseksuale. Në Kushtetutën e Hungarisë thuhet se martesa është për çiftet heteroseksuale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.