×
  • Lajme
  • Botë

    I mbijetuari i masakrës në Christchurch mori vesh për vrasjen e të vëllait nëpërmjet Facebook-ut

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 18:15

    Vëllai i viktimës së masakrës në Christchurch ka zbuluar se ai e ka marrë vesh për vdekjen e të vëllait nëpërmjet Facebook-ut. 


    Ramzan Ali u arriti të arratisej nga xhamia Al Noor pasi u fsheh prapa një stoli dhe u fotografua duke pritur për ndonjë lajm jashtë. Kur e pa videon e drejtpërdrejtë të sulmuesit në Facebook, ai e njohu trupin e vëllait të tij më të vogël Ashraf, 58 vjeç.

    Ashraf, i cili jetonte në Fixhi, kishte qenë në Zelandë të Re duke vizituar vëllanë e tij kur u bë një nga 50 viktimat e vrasjes masive, njofton New Zealand Heraldm, transmeton Reporteri.net

    Duke kujtuar momentin kur pa videon, Ramzani tha: “Ky është ai. E dija. ‘Nëntëdhjetë e pesë përqind, isha i sigurt. Pesë për qind brenda meje thoshte se ai mund të ketë mbijetuar”, u shpreh ai.

    Ramzan, një inspektor i ushqimit, kishte ikur përmes një dritareje gjatë sulmit terrorist brenda xhamisë.

    Duke e përshkruar vëllanë e tij, ai tha se Ashraf ishte një futbollist i talentuar dhe një biznesmen që mbante një kompani taksie. ‘Ai gjithmonë do të jetë me mua. Unë kurrë nuk do të jem në gjendje ta harroj atë”, tha ai./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!