×
  • Lajme
  • Botë

    5 vjeçari që i mbijetoi tragjedisë në Itali, mjekët thonë se e shpëtoi përqafimi i babait

    Reporteri
    24 Maj 2021 | 20:45

    Eitan, fëmija i vetëm 5-vjeçar ëhstë i vetmi që i mbijetoi tragjedisë së teleferikut në Stresa Mottarone, ku humbën jetën 14 persona.


    Ndërkohë sipas mediave të huaja, burime nga spitali Regina Margherita në Torino, ku dhe po kurohet i mituri, kanë thënë se fëmija mund të ketë shpëtuar nga përqafimi i babait të tij

    “Babai kishte një konstrukt të fortë, mbase përqafimi i fundit instiktiv për ta mbrojtur atë nga vdekja e shpëtoi,”- thonë nga spitali.

    Mësohet se 5-vjeçari, ka dëmtime shumë të rënda por ka qenë trupi i të atit që e ka mbrojtur nga impakti me tokën. Amit Biran ishte në teleferik me partnerin e tij Tal Peleg dhe dy fëmijët e tyre. Tomi, dy vjeç, vdiq menjëherë. Ndërsa Eitan u gjet gjallë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!