×
  • Lajme
  • Botë

    Irani konfirmon se bota mbrëmë ishte pranë një lufte të madhe: Trump na informoi për sulmin

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 11:24

    Zyrtarët iranianë konfirmuan për Agjencinë e Lajmeve Reuters se Teherani mbrëmë mori një mesazh nga presidenti amerikan Donald Trump, ku thuhej se sulmi amerikan ndaj Iranit është i pashmangshëm, transmeton Reporteri.net.


    Këta zyrtarë, emri i të cilëve nuk është bërë i ditur kanë thënë se i kanë dërguar mesazh Amerikës,përmes Omanit se një veprim i tillë do të ketë pasoja rajonale dhe ndërkombëtare.

    Ndryshe, sot gazeta amerikane New York Times shkroi se Presidenti amerikan Donald Trump miratoi  një sulm ndaj Iranit pas rrëzimit të një droni amerikan, por pas disa orësh ai tërhoqi vendimin e tij.

    Sipas kësaj gazeta pas rrëzimit të dronit në vlerë 130 milionë dollarësh, këshilltarët e sigurisë kombëtare të Trumpit, ishin të ndarë në qëndrime nëse SHBA do të duhej të reagonte me përdorimin e forcës. Zyrtarë të lartë të administratës thanë se sekretari i shtetit Mike Pompeo, këshilltari për siguri kombëtare John Bolton dhe Shefja e CIA-s, Gina Haspel ishin pro sulmit.

    Megjithatë, zyrtarët e lartë të Pentagonit i paralajmëruan ata se një vendim i tillë mund të rezultojë me përshkallëzim të situatës dhe mund të ishte me rrezik të madh për forcat amerikane në rajon, shkruan New York Times. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!