Izraeli pret të administrojë vaksinën e Pfizer-BioNTech për të rinjtë e moshës mes 12 -15 vjeç nga muaji maj. Vendimi është marrë për këtë vaksinë, pasi studimi amerikan e nxorri të sigurt dhe efektive edhe tek të rinjtë.
Izraeli është një hap para botës, pasi tashmë ka ofruar vaksinën me një dozë për të gjithë banorët e moshës 16 vjeç e lart. Ndërsa dy doza vaksine u janë bërë gjysmës nga 9.3 milionë banorë në total.
Kreu për situatën me koronaviursin, Nachman Ash ka deklaruar se vaksinat do t’i ofroheshin grupmoshës më të ulët, pasi Administrata e Barnave dhe Ushqimit në SHBA si dhe Ministria e Shëndetësisë e Izraelit kanë dhënë miratimin e tyre për injektim tek kjo grupmoshë.
Numri ditor i infeksioneve të reja dhe pacientëve të sëmurë rëndë në Izrael ka rënë si rezultat i programit më të shpejtë të vaksinimit në botë.
Ekspertët thonë se rreziku i fëmijëve për tu sëmurë ose për të vdekur nga Covid-19 është i vogël, por drejtori i përgjithshëm i ministrisë së shëndetësisë Hezi Levy deklaroi se variantet e reja i kanë bërë të rinjtë më të prekshëm:
“Ne po shohim një rritje të numrit të fëmijëve të shtruar në spital dhe po shohim fëmijë pa simptoma, por të cilët vuajnë nga ndërlikimet. Rreziku nga vaksina është shumë më i ulët”.
Nga provat e mbledhura nga 2260 adoleshentë në SHBA, rezultoi se vaksina Pfizer pati 100% efikasitet dhe përgjigje të fuqishme me antiturpa, që luftojnë virusin. Gjithashtu nuk flitet për efekte anësore të padëshiruara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.