×
  • Lajme
  • Botë

    Izraeli pritet të votojë qeverinë e re për t’i dhënë fund pushtetit të Netanyahut

    Reporteri
    13 Qershor 2021 | 14:24

    Parlamenti i Izraelit, i njohur si Knesset, do të mblidhet për të votuar formimin qeverinë e re sot në ora 16:00, që do të dergojë Kryeministrin, Benjamin Netenyahu, në opozitë pas 12 vjetëve në detyrë.


    Naftali Bennett, kreu i partisë New Right, pritet të marrë detyrën e kryeministrit.

    Por nëse ai dëshiron ta mbajë punën, do të duhet të mbajë një koalicion me partitë nga e djathta politike, e majta dhe qendra, shkruan Euro News, përcjell Klankosova.tv.

    Tetë partitë, duke përfshirë një fraksion të vogël arab janë bashkuar në kundërshtimin e tyre ndaj Netanyahut dhe mbajtjne e zgjedhjeve të reja.

    Ata do të ndjekin një axhendë modeste që kërkon të zvogëlojë tensionet me palestinezët dhe të mbajë marrëdhënie të mira.

    Qeveria e re po premton një kthim në normalitet pas dy viteve të trazuara që panë katër zgjedhje, një luftë 11-ditore në Gaza dhe një shpërthim COVID-19 që shkatërroi ekonominë përpara se të vihej nën kontroll nga një fushatë vaksinimi.

    Nuk dihet ende nëse Netanyahu do të marrë pjesë në ceremoni apo kur do të zhvendoset nga rezidenca zyrtare.

    Ai ka akuzuar Bennett për mashtrim të votuesve duke kandiduar si një njeri i krahut të djathtë dhe më pas duke bërë partneritet me të majtën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!