×
  • Lajme
  • Botë

    Johnson sërish kryeson në garën për lider të konservatorëve

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 23:02

    Ish-sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, ka rezultuar fitues edhe në raundin e dytë të votimit në garën për marrjen e postit të liderit të Partisë Konservatore, pasi ka siguruar 126 vota nga anëtarët e partisë.


    Në votimin që u zhvillua në Dhmën e Ulët, në të cilin morën pjesë 313 deputetët e partisë, Johnson u pasua nga sekretari i Jashtëm Jeremy Hunt me 46 vota.

    Michael Gove, sekretari i Mjedisit, mori 41 vota, sekretari i Zhvillimit Ndërkombëtar Rory Stewart siguroi 37 vota, sekretari i Brendshëm Sajid Javid 33 dhe Dominic Raab, ish-sekretari i Brexit-it, 30 vota, raporton Anadolu Agency (AA).

    Johnson, Hunt, Gove, Stewart dhe Javid do të kalojnë në raundin tjetër që pritet të zhvillohet nesër.

    Me këto rezultate, Raab u eliminua nga gara pas marrjes së më pak se 33 votave, që është pragu i nevojshëm për të kaluar nëpër raundin tjetër.

    Johnson do të përballet me katër kandidatët e tjerë në raundin e ardhshëm.

    126 votat e Johnsonit paraqesin një rritje për 12 vota nga numri i votave që mori në raundin e parë, që ishte 114.

    Ish-sekretari i jashtëm, si në raundin e parë të votave, është i vetmi kandidat që ka marrë mbi 100 vota.

    Nëse Johnson arrin të ruajë këtë kryesim dhe të fitojë në raundin përfundimtar, ai do të marrë postin e kryeministrit të ardhshëm të Britanisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!