×
  • Lajme
  • Botë

    Kamboxhia vaksinon fëmijët prej moshës 12-vjeçare

    Reporteri
    01 Gusht 2021 | 23:25

    Qindra kamboxhianë të mitur janë përballur me luftimin e frikës ndaj vaksinave kur ka nisur fushata kombëtare e vaksinimit të të miturve kundër koronavirusit.


    Në një spital në kryeqytet, fëmijët janë ulur të presin në radhë që të vaksinohen me vaksinën Sinovaks, derisa prindërit kanë shikuar nga afërsia. Vendi synon të vaksinojë dy milionë fëmijë prej 12 deri në 17 vjeç deri në nëntor të këtij viti.

    Qeveria u ka bërë thirrje të gjithë prindërve që t’i dërgojnë fëmijët për vaksinim kundër COVID-19 dhe për reduktimin e numrit të infektimeve dhe vdekjeve në Kamboxhia.

    Qeveria ka vendosur që shkollat të rihapen me t’u kryer fushata e vaksinimit të të miturve. Dikur fqinjët në Azinë Lindore, e3dhe Kamboxhia po përballet me ngritje të rasteve. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 658 raste të reja dhe 22 vdekje në 24 orët e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!