×
  • Lajme
  • Botë

    Kamionçina hyn në mes të paradës së LGTBQ, vdes 1 person

    Reporteri
    20 Qershor 2021 | 11:12

    Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pasi një kamionçinë hyri mes turmës së paradës së komunitetit LGTBQ që po mbahej në Florida.


    Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën në mbrëmje në Wilton Manors, kur parada e Stonewall sapo kishte nisur.

    Sipas mediave, një makinë që ndodhej në radhë me mjetet e tjera në paradë doli me shpejtësi nga rreshti dhe përplasi pjesëmarrësit.

    Ende është e paqartë nëse akti ishte i qëllimshëm. Kryebashkiaku Dean Trantalis e konsideroi incidenti një akt terrorist kundër komunitetit LGTBQ, ndërsa mësohet se shoferi ka thënë që nuk kishte qëllim të vriste njeri, por thjesht këmba i ngeli mes pedalit të gazit dhe atij të frenave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!