×
  • Lajme
  • Botë

    Kërcënimi për bombë në Kullën Eiffel del të jetë alarm i rremë

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 16:25

    Kërcënimi për bombë në Kullën e Eiffelit doli të jetë alarm i rremë, bëri të ditur një zyrtar policor për agjencitë e huaja.


    Ky zyrtar, i cili kërkoi që të mos identifikohet, tha se objekti ikonë i kryeqytetit francez është rihapur për vizitorët nën masa të sigurisë.

    Kulla e Eiffelit u zbraz të mërkurën për shkak të një kërcënimi me bombë, raportuan mediet lokale më herët.

    Një zonë e madhe përreth kullës u rrethua dhe u bllokua nga policia dhe nga njerëzit u kërkua që të qëndrojnë larg vendit ku u paralajmërua rrejshëm shpërthimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!