×
  • Lajme
  • Botë

    Kërcënuan presidentin italian, policia merr në hetim 11 persona, njëri prej tyre shqiptar

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 22:31

    Prej disa muajsh presidenti i Italisë Sergio Mattarella ka marrë kërcënime dhe është ofenduar në rrjetet sociale, një akt ky i jashtëligjshëm sipas Kushtetutës të Italisë. Si dërgues të kërcënimeve dhe ofezave policia italiane ka arrestuar ditën e djeshme 11 persona, mes tyre një shtetas shqiptar, por edhe një pedagog i cili njihet për qëndrimet e tij radikale të djathta.


    Forcat italiane të rendit kanë bërë me dije se k arrestuar 11 persona në Romë, Latina, Padova, Bologna, Trento, Perugia dhe Torino. Shqiptari i arrestuar është shtetasi me inicialet A.K. 56-vjeç me profesion elektriçist që jeton në Genova së bashku me familjen e tij prej shumë vitesh.

    Sipas Prokurorisë italiane që prej prillit 2020 në rrjetet sociale këta shtetas kanë përdorur terma fyes për kreun e shtetit italian si dhe kanë shprehur dëshirën që ai të vritet. Në cilësinë e provës materiale janë konfiskuar 11 telefonat celularë të të arrestuarve si dhe disa tableta dhe kompjutera që janë përdorur për aktet e lartpërmendura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!