×
  • Lajme
  • Botë

    Kështu e evakuoi Shërbimi Sekret Trumpin: Fillimisht agjenti i afrohet, ia thotë këto fjalë në vesh – presidenti hutohet

    Reporteri
    11 Gusht 2020 | 11:06

    Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump  u nxor me urgjencë  nga salla e konferencës së shtypit së Shtëpisë së Bardhë, derisa aty po fliste për menaxhimin e pandemisë Covid-19.


    Gjatë konferencës, një anëtar i Shërbimit Sekret papritmas hyri në dhomë.

    “President, dilni nga salla”, tha ai.

    “Më falni?”, iu drejtua Trump i befasuar, derisa kur e kuptoi seriozitetin e situatës u largua menjëherë.

    Trump u nxor nga salla pasi jashtë pallatit  presidencial në Uashington, u raportua për të shtëna. Pas disa minutash, Trump u kthye sërish në konferencë, shkruan Reporteri.

    “Kishte disa të shtëna me armë jashtë Shtëpisë së Bardhë. Ata më thanë që qëlluan një njeri të armatosur. Ai është në spital. Unë nuk e di se në çfarë gjendje është. Situata duket se është nën kontroll. Unë do të doja të falënderoja Shërbimin Sekret që bëri përsëri një punë të shkëlqyeshme, ata ishin të shpejtë dhe efektive”, tha Trump pas kthimit në konferencë.

    Ai shtoi se ndihet i sigurt me Shërbimin Sekret.

    “Ata janë djem fantastikë. Më të mirët nga më të mirët. Ata janë super të trajnuar. Ata donin që unë të qëndroja larg për një kohë derisa të jenë të sigurt se gjithçka është nën kontroll”, shtoi presidenti amerikan./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!