×
  • Lajme
  • Botë

    Kim Jong Un do takohet me Putinin në Rusi

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 9:21

    Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un do takohet së shpejti me presidentin rus, Vladimir Putin.


    Mediat e Koresë së Veriut raportuan se Kim Jong Un do vizitojë Rusinë në gjysmën e dytë të prillit.

    “Kim së shpejti do bëjë një vizitë në Federatën Ruse me ftesën e presidentit rus Vladimir Putin,”-tha shërbimi zyrtar i lajmeve i KCNA i Koresë së Veriut.

    Njoftimi erdhi pasi Koreja e Veriut shprehu kritika ndaj Shteteve të Bashkuara mbi bllokimin e negociatave mbi denuklearizimin.

    Është spekuluar se Putin mund të takojë Kim në qytetin lindor të Vladivostok, gjatë një ndalese në rrugën e tij drejt një konference në Kinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!