×
  • Lajme
  • Botë

    Kim Jong-un në Rusi takohet me presidentin Putin

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 7:57

    Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe Presidenti rus Vladimir Putin janë takuar sot në samitin e tyre të parë.


    Të dy udhëheqësit shtrënguan duart në ishullin Russky afër qytetit Vladivostok, në lindje të Rusisë.

    Kremlini tha se krerët do të diskutonin denuklearizimin, por Kim deklaroi se është duke kërkuar mbështetje pasi bisedimet me SHBA dështuan.

    Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Kim u takuan në Hanoi sivjet, por pa arritur ndonjë një marrëveshje.

    “Shpresoj që gjatë bisedimeve me Presidentin e respektuar Putin do të jem në gjendje të diskutoj në mënyrë konkrete çështjet lidhur me zgjidhjen e situatës në gadishullin Korean dhe zhvillimin e marrëdhënieve tona bilaterale”, deklaroi para gazetarëve Kim Jong-un.

    Sa të afërta janë Rusia dhe Koreja e Veriut?

    Gjatë Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik (nga të cilat shtete Rusia është kryesorja) mbajti lidhje të ngushta ushtarake dhe tregtare me aleatin e saj komunist, Korenë e Veriut, për arsye ideologjike dhe strategjike.

    Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, lidhjet tregtare me Rusinë postkomuniste u tkurrën dhe Koreja e Veriut u orientua drejt Kinës, si aleati kryesor i saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!