×
  • Lajme
  • Botë

    Kim Jong-Un nis luftën me seksin e adoleshentëve: Të pabesë, po bëni veprime të papastërta

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 13:51

    Kim Jong-Un raportohet se nisi një sulm të çuditshëm ndaj adoleshentëve të vendit që ai e udhëheqë. Javëve të fundit, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili po përpiqet të jetë në qendër të vëmendjes, tani po synon se ka “imoralitet” midis adoleshentëve në vendin e tij, dhe po i konsideron ata se janë të pabesë dhe po bëjnë veprime të papastërta.


    Kim po fajëson “ndikimet dekadente të kapitalizmit’ për sjelljen e adoleshentëve, përfshirë rastin e shpërndarjes së videos pornografike, e cila u kontrabandua nga kufiri kinez dhe u nda përmes telefonave celularë.

    Kim Jong Un, thotë se prindërit dhe mësuesit mund të përballjen me gjobë nëse nuk i kontrollojnë adoleshentët dhe sjelljen e tyre.

    “Kohën e fundit, gjithnjë e më shumë nëpër shkolla të mesme vajzat janë duke u përfshirë në akte seksuale dhe Komiteti Qendror i Partisë së Punëtorëve ka nxjerrë një direktivë që bën thirrje për masa të forta kundër tyre.”, ka thënë Kim Jong Un.

    Ai ka shtuar se arsyeja e këtij urdhri është se është zbuluar se disa nxënës nëpër shkolla të mesme, sidomos vajzat, po shoqërohen me gangsterë lokalë dhe po kryejnë veprime si prostitucion, transmeton Reporteri.net.

    “Sjellja imorale seksuale e studentëve, e ndikuar nga mënyra e jetesës kapitaliste, midis adoleshentëve po shihet si një veprim i pabesë që ndihmon armikun të shkatërrojë shoqërinë tonë, ” vazhdoi Jong Un.

    Në anën tjetër, mësuesit thuhet se janë të shqetësuar për paralajmërimet e drejtorëve të shkollave, se ata do të ndëshkohen nëse ka edhe ndonjë akt të tillë midis nxënësve.

    Fajin për rritjen e aktit seksual në mesin e studentëve, po ia lënë koronavirusit. Siqodoftë, Koreja e Veriut nuk ka raportuar që ka ndonjë të infektuar me koronavirus./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!