×
  • Lajme
  • Botë

    Konfirmohen tri raste të reja të koronavirusit në Turqi

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 9:51

    Autoritetet turke i kanë konfirmuar tri raste të reja të personave të infektuar me koronavirus, duke e çuar në pesë numrin e përgjithshëm të njerëzve të infektuar.


    “Pas dy rasteve të para, i kemi konfirmuar tri raste të reja. Këta tre persona kanë pasur kontakte me dy të infektuarit e parë, sepse ishin nga e njëjta familje. Të gjitha pesë rastet janë drejtpërdrejt të lidhura me njëra-tjetrën”, tha ministri turk i shëndetësisë, Fahrettin Koca.

    Turqia i ka ndërprerë fluturimet me 14 shtete si pjesë e masave për luftimin e përhapjes së koronavirusit, shkruan “Anadolu”.

    Ministri i shëndetësisë tha se qytetarët turq që kthehen nga vendet e huaja do të jenë të detyruar që t’i marrin dy javë pushim nga puna dhe të vetizolohen. Kjo masë do hyjë në fuqi ditën e hënë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!